Kohët e fundit ka pasur mjaft drama rreth Selena Gomez dhe gruas së ish-partnerit të saj, Justin Bieber. Shumë njerëz në mbarë botën janë ndarë duke u vendosur në ekipin e Gomez ose në ekipin e Hailey Bieber.
Gomez ka hyrë në llogarinë e saj në TikTok për t’i bërë fansat e saj të sillen në një mënyrë më të mirë në internet, duke u siguruar që ajo të mos jetë e lidhur me ndonjë gjë jo të këndshme. Gomez, 30 vjeçe, gjithashtu u kërkoi ndjekësve të saj që të “kishin parasysh shëndetin mendor të njerëzve të tjerë” në dy komente të fshira në videon e saj të tutorialit të grimit.
“Faleminderit dhe ju dua shumë të gjithëve. Unë jam thellësisht mirënjohëse për secilin prej jush njerëz. Ju më bëni jashtëzakonisht të lumtur”, ka shkruar ajo. “Zemra ime ka qenë e ‘copëtuar’ nga trishtimi dhe dua vetëm të mira për të gjithë. Gjithë dashuria ime”.
Mesazhi i përzemërt i Gomez erdhi një javë pasi ajo njoftoi një pushim nga aplikacioni dhe pjesa tjetër e mediave të saj sociale. “Unë do të largohem nga rrjetet sociale sepse kjo është pak ‘budallallëk’. Unë jam 30 vjeç dhe jam shumë e vjetër për këtë”, shkroi ajo në shkurt. Më herët u duk se Gomez pati një grindje me Hailey Bieber muajin e kaluar. Përdoruesit e mediave sociale akuzuan Bieber dhe Kylie Jenner se po talleshin me vetullat e Gomez, gjë të cilën Jenner e mohoi dhe Gomez e lavdëroi publikisht