KreuStil Jetese

“Zot më jep forcë të rris djalin”, mesazhi rrënqethës i burrit: Gruaja i vdiq në aksidentin e trenave!

“Zot më jep forcë të rris djalin”, mesazhi

“Zot më jep forcë të rris djalin tone”: Ky është mesazhi i dhimbshëm i partnerit të Athinasë 34 vjecare që aksidentin tragjik të trenave në Tempe të Greqisë.

“Gruaja e jetës sime, diamanti im, nëna më e mirë në botë, nuk kam forcë të shkruaj shumë, do të them që për mua je gruaja më e mirë në botë dhe për Christon tonë nëna më e mirë që mundi të kishte. Kërkoj forcë nga Zoti që të mund të qëndroj në këmbë për të rritur djalin  tonë ashtu siç deshe. Nuk do të të them lamtumirë… jam i sigurt se do të takohemi përsëri.Të kemi dashur shumë. Kujdesu për ne nga atje lart dhe dhuroi një puthje vjehrrës tënde të dashur”, ka shkruar ai në Facebook.

Përplasja e një treni mallash me një tren pasagjerësh shkaktoi një tragjedi të rëndë me dhjetëra të vdekur në Greqi disa ditë më parë. Të dy trenat gjendeshin në itinerarin mes Athinës dhe Selanikut. Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Larisës. Fuqia e madhe e përplasjes bëri që disa vagonë të dilnin nga shinat. Dy të parët morën flakë.

Linja që lidh Athinën me qytetin port verior Selanikun u modernizua në vitet e fundit. Hekurudha greke (Hellenic Train) është nën drejtimin e Hekurudhës Shtetërore Italiane, Ferrovie dello Stato Italiano. Punonjës të hekurudhës janë shprehur për median geke, Real FM, megjithë modernizimin ka probleme të rënda në koordnimin elektrik të kontrollit të trafikut të trenave.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF