KreuStil Jetese

Rrëfimi i Sharon Stone: “Nga Basic Instinct, humba kujdestarinë e djalit”!

Rrëfimi i Sharon Stone: “Nga Basic Instinct, humba kujdestarinë

“Basic Insinct” në 1992-shin, bëri që karriera e Sharon Stone të merrte një hov të pabesueshëm. Por nga ana tjetër, suksesi në filmin hit erdhi me kosto për aktoren në jetën e saj personale.

“Unë humba kujdestarinë e fëmijës tim. Gjykatësi e pyeti djalin tim të vogël – “A e di që nëna jote bën filma seksi?” Njerëzit tani qarkullojnë pa rroba në TV ndërsa unë atëherë hujmba kujdestarinë e fëmijës”, tha ajo në episodin e fundit të ‘Table for Two’ me Bruce Bozzi.

Stone adopotoi një djalë, Roan, me ish-bashkëshortin Phil Bronstein. Çifti u martua në vitin 1998 dhe adoptoi Roan në vitin 2000. Tre vjet më vonë, Bronstein bëri kërkesë për divorc, i cili u finalizua në vitin 2004. Ai kërkoi kujdestarinë e Roan, i cili ishte 8 vjeç në atë kohë. Gjykatësi gjithashtu vuri në dukje se Stone shpesh ia kalonte kujdesin për djalin e saj “palëve të treta”.

“Përfundova në spital. Më është thyer zemra,”- kujtoi aktorja.Në vitin 2008, Stone humbi apelin e saj për të fituar kujdestarinë kryesore të Roanit. Më pas, ajo adoptoi dy fëmijë të tjerë, Laird Vonne, 17 vjeç dhe Quinn Kelly, 16 vjeç, respektivisht në 2005 dhe 2006.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF