KreuStil Jetese

Dam Boutique sjell ajrin italian në Tiranë!

Dam Boutique sjell ajrin italian në Tiranë!

Në Tiranën që mundohet çdo ditë t’i ngjajë metropoleve europiane; në Tiranën që qarkullojnë hibride luksoze makinash e rinia rreh ajrin e kryeqytetit veshur me Prada e Gucci, krejt paradoksalisht është shumë e vështirë të gjesh një vend ku të mund të bësh ‘shooping’ për veshje që vlejnë shumë më shumë se një pllakë marke…..Për Arbën dhe Blerinën, dy motrat të cilat qysh herët kanë patur nuhatje dhe shije në veshje, gjetja e një foleze blerjesh në Tiranë ku të mund të identifikonin stilin e tyre, ka qenë pothuajse e pamundur. E ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë për blerjet e nevojshme po bëheshin gjithmonë e më të lodhshme, një ide biznesi për të sjellë në Shqipëri një brand italian duket se i dha zgjidhje shqetësimit të çdo vajze dhe gruaje që pëlqejnë stilin italian në veshje. Në zgjedhjen e markës nuk pati dilema. Si kliente besnike prej vitesh të “Ottod’Ame”, për motrat Zhuta brand-i që do të donin t’ja ‘injektonin’ kryeqytetit nuk mund të ishte tjetër.

Me grintën e ambicien e Arbës dhe nuhatjen e menaxhimin e Blerinës, “Ottod’Ame” u kthye në vetëm pak kohë në zgjedhjen e grave e vajzave në Tiranë. Askush nuk mund të rrijë indiferent ndaj modës italiane, ndaj është e vështirë të mos tundohesh teksa kalon pranë “DAM Boutique” të firmës “Ottod’Ame”, për të cilin motrat Zhuta janë kujdesur ta dekorojnë me shije. Një brand i nisur nga një grua, filozofia e së cilës ka qenë krijimi i gardërobës perfekte, me cilësi maksimale që vetëm punimet artizanale italiane mund të ta sigurojnë. “Ottod’Ame” nuk pasqyron një stil specifik; pasi brand-i ka zgjedhur të krijojë copëza veshjesh te të cilat çdo tipologji gruaje ndihet rehat. Brand-i është kujdesur të qëndrojë sa më larg komercialitetit për të qenë thjesht një trend, pasi fryma e markës është transmetimi i traditës së rrobaqepësisë së një produkti të prodhuar në Itali, duke krijuar rroba që i bëjnë njerëzit rehat në stilin e tyre përgjithmonë. “Ottod’Ame” nuk mund të krijojë kurrsesi veshje që zgjasin sa një stinë, dhe kjo është arsyeja që klientet e kësaj marke kthehen në besnike të stilit të firmës.

Estetikë e sofistikuar dhe materiale me cilësi të lartë janë një binom para të cilit do të dorëzohej kushdo, dëshmi e së cilës është edhe koleksioni Pranverë/Verë 2023 i sapoardhur në butik. Një udhëtim nëpër botë mes takimesh e kulturash të ndryshme ka qenë frymëzimi i “Ottod’Ame” për krijimet e koleksionit të ri.

Instagram: DAM Boutique Store

Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, Albania

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF