KreuStil Jetese

Ndarja nga Alfio, flet për herë të parë Fatma Methasani!

Ndarja nga Alfio, flet për herë të parë Fatma Methasani!

Ishin një prej cifteve të njohur më të dashur të publikut shqiptar, ndaj lajmi I ndarjes së papritur të Fatma Methasanit me Alfio Rrotanin, qe si një rrufe në qiell të hapur për ndjekësit e tyre. Ata vetë kanë dashur t`i ndanin rrugët e tyre pa shumë bujë, dhe të mos e diskutonin këtë gjë publikisht. Por vëmendjes së medsias në fund, nuk i shpëtuan dot.

Fatma ka vendosur vetëm tani të thyejë heshtjen e të tregojë të vërtetën e saj. Në një intervistë për Revista Bordo, moderatorja rrëfeu se për të, rëndësi ka fakti që në sytë e djalit janë dy prindër që e mbushin me dashuri, cka nënkupton se për hir të tij, dyshja ka ruajtur një raport të mirë.

“Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin.”-ka thënë Fatma.

Alfio ishte ai që e kishte konfirmuar ndarjen hapur përmes një postimi ku sqaronte se kishte një vit që nuk ishin më bashkë.

“Të dashur familjar, shokë dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF