KreuStil Jetese

“Shumë e shëmtuar”, Kiara për Efin dhe Kejvinën: Duan vëmendje me zor nga unë

“Shumë e shëmtuar”, Kiara për Efin dhe Kejvinën:

Gjatë spektaklit të kësaj të marte Kiara pa një klip me disa nga titujt negativë që kishin qarkulluar për të në media. Mes tyre edhe reagimet e Kejvinës dhe Efit, të cilat duket se i kanë bërë edhe më shumë përshtypje asaj. Moderatoja, e cila u shpreh e zhgënjyer edhe gjatë ‘prime’, në një bisedë të fundit me Kristin tha se gjitha kjo është shumë e shëmtuar. “Kur jam jashtë e menaxhoj shumë më ndryshe veten. Nuk u jap rëndësi atyre që kërkojnë të marrin rëndësi prej meje.

Do të përballesh por nuk u jep atë vëmendjen që duan ta marrin me zor prej teje në mënyrë të shëmtuar. Se kur të kërkon diçka pa të keq do ia kthej përgjigjen. Por, ato sulmet nuk i kam qejf. Gjërat që ndodhin në përgjithësi. Kur dalin jashtë që kanë mllefe dhe e shprehin vazhdimisht. Është shumë e shëmtuar. Nga banorët që janë këtu të dalësh dhe të kesh atë lloj mllefi do të thotë se vërtetë ka diçka që nuk shkon. Unë nuk e bëj, nuk dal në Instagram të shaj të tjerët”, tha ajo.

Efi në reagimin e saj tha se nuk e sheh si dhunë situatën, duke folur për situatën mes Kiarës dhe Luizit në lavaman. Ajo e konsideroi të tepruar veprimin e Luizit por thotë se e bëri për hir të lojës dhe për të mos i dhënë avantazh Oltës, ër Kiarën, Efi u shpreh se mund të kishte reaguar ndryshe. Ajo tha se nëse do ishte në vend të saj, do i fliste të dashurit të saj. Por Kiara sipas saj ishte përfshirë në lojë dhe donta ta vazhdonte, ndaj situata agravoi.

Ndërkohë Kejvina ka qenë më e ashpër në reagimet e saj, duke ironizuar Kiarën se nuk bën asnjë punë shtëpie dhe se nuk ka ndjenja për Luizin. Modelja ka bërë edhe një status ku shprehej se do të hynte nga gardhi në shtëpinë e BBVA sepse nuk po duronte dot sjelljen e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF