KreuStil Jetese

BE miraton heqjen e vizave për Kosovën!

BE miraton heqjen e vizave për Kosovën!

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar këtë të enjte liberalizimin e vizave për Kosovën. Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh gjatë periudhës prej 180 ditëve.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024. Tani për finalizimin e tërësishëm të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet po ashtu përkrahje.

BE-ja ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ndërsa në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Këshilli i BE-së udhëhiqet deri në qershor nga Suedia, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit udhëheqjen do ta marrë Spanja, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, gjë që ka bërë që faktorë të ndryshëm të nxitojnë në përparimin e çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën para udhëheqjes së Spanjës me Këshillin e BE-së.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF