
Jennifer Lopez shfaqet me një pamje tepër rinore për 53 vitet që ka mbi supe, e kjo ka bërë që kohët e fundit artisja të jetë vendosur në shënjestër të kritikave se në fakt, përdor botoksin. JLo u dha një përgjigje komenteve negative që mori.Në emisionin ‘El gordo y la flaca’, drejtuesit treguan një moment të tensionuar që përjetoi JLo me një ndjekës i cili i tha se dukej qartë se kishte botoks në fytyrë.
“Një ndjekës guxoi t’i thoshte se kishte bërë shumë botox dhe diva iu përgjigj shpejt duke i thënë se ajo ka thënë miliona herë se kjo është fytyra e saj dhe se nuk ka bërë kurrë botox apo operacion”, tha një nga prezantueset.
Sipas Jennifer, disiplina është celësi i pamjes së saj. JLo ha ushqim të shëndetshëm dhe dieta e saj përbëhet nga proteina me cilësi të lartë dhe ushqime të freskëta dhe organike të pasura me lëndë ushqyese, thotë Karina Banda. Ajo konsumon vetëm 1400 kalori në ditë dhe fillon me një smoothie me çokollatë të bërë me qumësht quinoa dhe ujë. Por ndjekësit nuk binden që të jetë vetëm ky sekreti. Ata kanë nxjerrë një foto të artistes, së shkrepur vite më parë, ku fytyra e saj duket e vjetëruar e me rrudha, dhe pyesin si është e mundur që tani, ajo duket më mirë se atëherë, në një kohë kur natyra normalisht, duhet të kishte bërë punën e saj.
“Kjo është arsyeja përse e nuk mbështes linjën kozmetike të JLO, sepse ajo është gënjeshtare e madhe,” shkruan një prej tyre.



BE miraton heqjen e vizave për Kosovën!










Horoskopi ditor, e enjte 9 mars 2023




Dam Boutique sjell ajrin italian në Tiranë!


