KreuStil Jetese

Mos vallë Georgina Rodriguez me këtë gjest sapo tregoi se është kundër Shakirës?

Mos vallë Georgina Rodriguez me këtë gjest sapo tregoi se

Georgina Rodriguez ende po mësohet me jetën në Arabinë Saudite, aty ku tani Cristiano Ronaldo po luan për Al Nassr. Ajo ka ndarë eksperiencat e saj me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve u përfshinë në një detaj në postimin e saj të fundit. Ajo ndau një postim në Instagram që përmban shtatë foto, teksa krah saj ka shkruar,  “Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që takova sot, një ditë kaq e mrekullueshme pune”, ka shkruar ajo.

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Interesant në postimin e saj ka qenë fakti se modelja mbante një orë Casio. Kjo markë ore u përfol nga të gjithë kur Shakira publikoi ‘BZRP Music Sessions #53’ me Bizarrap, në të cilën ajo goditi ish-in e saj Gerard Pique. Në këngë kishte një rresht në të cilin kolumbiania i referohej Pique-s duke e lënë atë për Clara Chia-n si “të ndërrosh një Rolex për një Casio”.

A do të thotë ky gjest nga Georgina Rodriguez se ajo po merr anën e Pique kundër Shakirës? Tani, shumë nga ndjekësit e Georgina Rodriguez besojnë se vendimi i saj për të pozuar me një orë Casio nuk është rastësi.

Ata mendojnë se kjo është mënyra e saj për t’i treguar botës mbështetjen e saj për Gerard Pique në ndarjen e tij nga Shakira. Duke qenë se Casio e Georgina Rodriguez besohet se kushton vetëm 26 euro, duket se ajo e ka veshur për një arsye.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF