KreuStil Jetese

Modeli i rrobebanjove që do të dominojë këtë verë!  

Modeli i rrobebanjove që do të dominojë këtë verë!

Miley Cyrus realizoi një reklamë fenomenale për Gucci-n, duke u shfaqur me modelin e kësaj marke të rrobave banje, modeli I të cilave duket se ka për të qenë “hiti” i kësaj vere.

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

 

Ky model konsiderohet se u përshtatet në mënyrë të përsosur të gjitha femrave dhe krijon shumë rehati. Suksesin e këngës së saj të fundit, “Flowers”, Miley duket e kremtoi duke postuar foton me rroba banje të kuqe në profilin e saj në Instagram. Pjesa e sipërme e rrobebanjove është e thjeshtë, dhe i ngjan një sytjene sportive, ndërsa pjesa e poshtme është në formën e mbathjeve të zakonshme e të rehatshme të lidhura anash me një togzë të zezë.

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

Ky model Gucci është një dizajn ekskluziv i Tom Ford-it dhe për herë të parë, është shfaqur në koleksionin Pranverë/Verë 1997. 

Edhe pse prej shumë vitesh ajo i dërgonte publikut sinjale “të gabuara” sesi ha ushqim të pashëndetshëm dhe si jeton për veset, Miley sërish kujdeset shumë për dietën dhe ushtrimet e saj, cka vihet re në trupin e saj të tonifikuar. Këngëtarja është vegane, dhe i pëlqen joga e të gjitha llojet e sporteve, të cilat i praktikon rregullisht për të qëndruar në formë. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF