14 rekorde botërore Guinness theu Shakira me këngën “Music Sessions Vol. 53”, të cilën ia kushtoi ish partnerit të saj, Gerard Pique pas ndarjes. Këngëtarja kolumbiane arriti një nivel të tillë rekodesh të reja falë projektit të saj me Bizarrap, i cili u publikua në janar duke shënuar bashkëpunimin e parë mes dy artistëve.
Tashmë, kjo i ka bërë ata “titullarë” për këngën latine më të transmetuar në Spotify në 24 orë, këngën latine më të shikuara në YouTube në 24 orë, këngën latine që ka arritur më së shpejti 100 milionë shikime në YouTube, këngët latine më të transmetuara në Spotify në një javë midis shumë rekordesh të tjera thotë The Mirror.
Shakira dhe Bizarrap bashkuan forcat për “Vol. 53”, në të cilën Shakira kritikon ashpër ish-in e saj, yllin spanjoll të futbollit pas ndarjes. Lajmi për thyerjen e rekordeve u dha nga Guinness World Records përmes faqes së saj të Instagramit.
“Urime për Shakira dhe Bizarrap që kanë bërë histori me një këngë latine që është kryesuese e top-listave në një mënyrë që asnjë këngë nuk e ka bërë ndonjëherë.Këngëtarja kolumbiane dhe DJ dhe producenti argjentinas 24-vjeçar kanë shumë për të festuar pasi mbajnë jo vetëm vendin e parë në renditje së bashku, por edhe katër tituj të rekordeve botërore Guinness, duke përfshirë këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë dhe këngën latine që ka arritur më shpejt 100 milionë shikime në YouTube”, thuhet mes tjerash në postim.Rekordet solo të Shakiras përfshijnë 10 hitet më të mira në tabelën “Latine Pop Airplay” të Billboard nga një artiste femër dhe artistja e parë femër që zëvendësoi veten në pozitën e parë në tabelën “Latine Airplay” të Billboard. “BZRP Music Sessions Vol. 53” u publikua në YouTube më 12 janar dhe shumë shpejt la gjurmë në histori.