
Modelja e njohur Kristina Baki ishte e ftuar në programin “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të premte, ku është intervistuar nga gazetarët e vegjël. Ajo ka treguar se jeton në një familje të madhe, pjesë e së cilës janë edhe vjehrri dhe vjehrra e saj. Kristina zbuloi se ka një raport shumë të mirë me vjehrrën e saj, madje ajo i sjellë kafen çdo mëngjes në krevat.
Modelja e cilësoi marrëdhënien me vjehrrën e saj si shoqe të ngushta. “Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen në krevat sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim.
Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them ‘po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha’. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë”, tha ajo.
Modelja në këtë mënyrë dha një mesazh shumë të bukur për të gjitha vajzat e reja, të cilat duhet të kenë një raport të mirë me prindërit e partnerit dhe shpesh herë të tregohen tolerante duke mos u mërzitur me njeriun që ka sjellë në jetë njeriun e zemrës së tyre.

Horoskopi ditor, e shtunë 11 mars 2023















Horoskopi ditor, e premte 10 mars 2023



