
Ai i Luiz Ejllit është emri që lakohet sot më shumë nga shqiptarët; pjesëmarrja ne “Big Brother VIP Albania” e ka cuar famën e këngëtarit shkodran në nivele të paimagjinueshme edhe për atë vetë.
Kjo dëshmohet më së miri edhe nga shifra rekord për një kohë shumë të shkurtër e ndjekësve që ka grumbulluar në Instagram. Llogaria e tij në këtë platformë sociale u hap pasi Luizi hyri në BBV, dhe tani, kur kanë kaluar vetëm pak më shumë se dy muaj, numëron 576 mijë ndjekës ( ndërkohë që vetë shpresonte të kishte mbledhur 10 mijë).Përpos kësaj, ai është bërë viral edhe në TikTok ku ka arritur 4 miliardë shikime në emrin e tij. Fansat e këngëtarit prej ditësh po tentojnë që ai ta kuptojë një gjë të tillë dhe një dron me këto informacione u nis një ditë më parë, por që Luizi nuk arriti ta shihte.
Luiz Ejlli Official on Instagram: “Si e komentoni ?!”
Ndjekësit e këngëtarit nuk u dorezuan, por sot dërguan të njëjtin mesazh teksa Luizi po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin, dhe këtë radhë, tentativa rezultoi e suksesshme.
Luizi arriti ta lexonte atë që shkruhej në dron dhe mbeti i befasuar nga informacioni që mori.