
Çmimet e 95-ta të Akademisë u mbajtën të dielën mbrëma në Teatrin Dolby në Los Anxhelos. “Everything Everywhere All at Once”, filmi me fantastiko-shkencor nga Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, përfshiu shumicën e kategorive kryesore, duke përfshirë filmin më të mirë dhe regjinë.
Michelle Yeoh, ylli i atij filmi, fitoi çmimin për aktoren më të mirë, duke u bërë aktorja e parë aziatike që e fiton atë nder. Çmimi tjetër kryesor i aktrimit shkoi për Brendan Fraser (“The Whale”), gjithashtu fitues për herë të parë.
Lista e fituesve:
Filmi më i mirë:
“Everything Everywhere All at Once”
Aktori më i mirë:
Brendan Fraser – “The Whale”
Aktorja më e mirë:
Michelle Yeoh – “Everything Everywhere All at Once”
Regjisori më i mirë:
Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert – “Everything Everywhere All at Once”
Aktorja më e mirë në rol dytësor:
Jamie Lee Curtis – “Everything Everywhere All at Once”
Aktori më i mirë në rol dytësor:
Ke Huy Quan – “Everything Everywhere All at Once”
Skenari origjinal më i mirë:
“Everything Everywhere All at Once,” Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert
Skenari i përshtatur:
“Women Talking,” Sarah Polley
Dokumentari më i mirë:
“Navalny”
Dokumentari me metrazh të shkurtër:
“The Elephant Whisperers”
Filmi më i mirë ndërkombëtar
“All Quiet on the Western Front”
Filmi më i mirë i animuar:
“Guillermo del Toro’s Pinocchio”
Filmi me metrazh të shkurtër:
“An Irish Goodbye”
Film me metrazh të shkurtër i animuar:
“The Boy, the Mole, the Fox and the Horse”
Kompozimi:
“All Quiet on the Western Front”
Kënga më e mirë:
“Naatu Naatu” nga “RRR”
Kostumografia:
“Black Panther: Wakanda Forever”
Produksioni:
“All Quiet on the Western Front”
Kinematografia:
“All Quiet on the Western Front”
Grimi dhe flokët:
“The Whale”
Editimi:
Paul Rogers, “Everything Everywhere All at Once”
Efektet vizuale:
“Avatar: The Way of Water”

Horoskopi ditor, e hënë 13 mars 2023

Khloe Kardashian në lidhje të re dashurie!






Horoskopi ditor, e diel 12 mars 2023


Java e 8 marsit… ku Nina (s) mungoi









