KreuStil Jetese

Golden Clinic, një klinikë 360 gradë në fushën dentare dhe atë estetike!

Golden Clinic, një klinikë 360 gradë në fushën dentare

Një klinikë 360 gradë në fushën dentare dhe atë estetike!

Doktoreshë Brikena, për ata që nuk ju njohin, cilat janë arsyet që mes shumë klinikave duhet që pacientet t’u zgjedhin juve?

Përgjithësisht njerëzit kanë pak frikë, hezitim, kanë një perceptim jo të mirë për klinikat dentare… Klinika jonë “Golden Clinic” nuk duket fare si një klinikë dentare, pasi ne jemi munduar ta sfumojmë pak atë pamjen e trishtë të klinikave, ku pacientët i turbullon ajo zymtësia e i kaplon ankthi. Unë shquhem për pozitivitet dhe veç kësaj, hobi im ka qenë gjithnjë dizajni, prandaj në klinikën tonë kemi ndërthurur një stil krejt të veçantë mes klasikes dhe modernes, ku në asnjë moment nuk ndiheni si në klinikë dentare. Në klinikën tonë realizohen të gjitha shërbimet mjekësore dentare invazive dhe joinvazive, gjithashtu dhe ato estetike. Të gjitha procedurat implantologjike realizohen nga një ekip i specializuar mjekësh të huaj dhe shqiptarë.

Specializimet tuaja kanë në fokus edhe Italinë, apo jo?

E vërtetë, gjatë këtyre viteve të fundit jeta ime është ndërthurur midis Shqipërisë dhe Italisë, ku së fundmi jam duke përfunduar dhe specializimin në kirurgji estetike joinvazive. Sado që një pjesë të madhe të kohës jam në Itali, kam dashur që dhe në Shqipëri së bashku me bashkëshortin dhe motrën time të sjellim një copëz Italie në zemër të Tiranës.

Cilat janë pikat më të forta të klinikës suaj, doktoreshë Brikena?

Përveç profesionalizmit tonë janë pajisjet dhe teknologjia bashkëkohore si në fushën e dentistrisë dhe asaj të estetikës. Mes tyre përmend:

1.Teknologjia e zbardhimit Beyound, një nga sistemet më efiçente të zbardhimit në të gjithë botën!

2.Aparati i pastrimit të gurrëzave EMS GuidedBiofilm, i dalluar në të gjithë botën si një nga sistemet më efiçente dhe pa dhimbje përsa i përket pastrimit të gurrëzave me protokolle specifike për problematika të ndryshme.

3.Sedacioni i pacientëve te të gjitha moshat, për të gjithë pacientët autikë dhe fobikë, të cilët e kanë të pa mundur të kryejnë trajtime dentare me anestezi lokale mundësohet nga ekipi ynë plotësisht pa efekte anësore.

4.Kirurgji Implantare e guiduar me brandet internacionale të implanteve në të gjithë botën.

5.Marrja e masave me skaner intraoral për një saktësi optimale.

6.Aparate të padukshme për drejtimin e dhëmbëve në një kohë më të shkurtër të trajtimit dhe rezultat optimal.

7.Faseta dhe këllëfë Emax për një buzëqeshje perfekte pa ndrojtje.

Po sa i përket fushës së estetikës?

Në fushën e estetikes kemi menduar për të gjitha pacientet tona duke sjellë lazerin më të fundit të rimodelimit të trupit “Icoone Laser Med”, i cili për muajin mars do të vijë me paketa ekskluzive për të gjitha pacientet tona. “Icoone” jep rezultate fantastike me 21600 microstimulime. Reduktim perimetri 5,6 cm e rezultate fantastike për 10 seanca.

Linja e trajtimit të fytyrës “Zo Skin Health” me të gjitha produktet e saj për pacientet që janë tepër të kujdesshme ndaj mirëmbajtjes me brandet më të mira në të gjithë botën.

Këto dhe shumë shërbime të tjera mund t’i gjeni në klinikën tonë. Për më shumë mund të na vizitoni në ambientet tona në Tiranë dhe në Durrës.

Tiranë: Rruga “Mihal Duri” mbrapa xhamisë “Dine Hoxhaj”, Pallati Keam Internazional 10

Durrës: Rruga “Egnatia”, Pallati 234, Shkalla 2, Apartamenti nr. 6

Tel. Tiranë +355672068506

Tel. Durrës +355672068504

www.dentialbania.com

Instagram: goldenclinic.al

Facebook: goldenclinic.al

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF