KreuStil Jetese

Merr një letër “fshehurazi” nga gjyshja? Reagojnë të afërmit e Deas

Merr një letër “fshehurazi” nga gjyshja? Reagojnë

Dea Mishel u vendos mbrëmjen e djeshme përballë Kutisë së Pandorës, të cilën vendosi ta hapë. Supriza që “Vëllai i Madh” kishte rezevruar për të është një takim me gjyshen e saj, e cila e priste në oborr.

Takimi i Deas me gjyshen e saj po merr vëmendje dhe po bëhet kudo viral, pasi gjyshja e moderatores duket se i ka dhënë asaj një letër “fshehurazi”.

Kur Dea përfqafohet me të, ajo duket sikur i jep një dorë një letër të vogël, e cila më pas shihet më qartë ku banorja e “BBV” e lë në tavolinë kur shkon të takojë gjyshërit e tjerë që po prisnin në oborr.

Në rrjetet sociale është shpërndarë videoja e fragmentit kur Dea duket se merr letrën dhe më pas e lë në tavolinë.

A post shared by @luizkryefjala

Gjyshja e Deas i dha asaj më pas edhe varësen e saj që kishte në qafë, që ta mbajë për ta kujtuar në shtëpi. Kjo ndodhi në fund të takimit, pasi ajo i kishte dhënë letrën. Një tjetër detaj, është se Dea kur doli jashtë, nuk kishte asgjë në dorë, ndrësa më pas u pa duke lënë “diçka” (letrën) në tavolinë. Mbetet për t’u parë nëse kjo gjë do të diksutohet për tu sqaruar, sepse është e paqartë nëse Dea ka marrë vërtet një letër, apo është thjesht diçka që ka patur në dorë.

Personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Deas në një reagim bëjnë me dije se kjo është e pavërtetë dhe se gjyshja i ka dhënë thjesht një farcoletë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF