
Rihanna dhe Lady Gaga u nominuan për këngën më të mirë në çmimet e 95-të të Academy Awards që u festuan këtë të diel. Menjëherë pas shfaqjeve të tyre, njerëzit filluan të krahasojnë performancat e tyre. Lady Gaga performoi “Hold My Hand” nga Top Gun: Maverick e Tom Cruise ndërsa Rihanna performoi “Lift Me Up” nga Black Panther: Wakanda Forever.
Fillimisht, Lady Gaga ishte në dyshim nëse do të të performonte për shkak të konfliktit të saj të mëparshëm. Gjatë performancës së Lady Gaga-s, ajo përmendi se ajo e ka punuar këngën në studion e saj në bodrum, ndërsa kishte veshur xhinse të zeza dhe një bluzë, teksa bëri një performancë të shkëlqyer.
Lady Gaga performs a stripped-down version of "Hold My Hand" at the #Oscars. https://t.co/ndiKiHeOT5 pic.twitter.com/dLlahLTjht
Rihanna u shfaq e veshur krejt në të zeza, duke treguar barkun e rrumbullakosur para performancës së saj. Më pas erdhi koha që Rihanna të këndonte këngën e mrekullueshme ‘Lift Me Up’ e cila iu kushtua të gjithë atyre që morën pjesë në film dhe më e rëndësishmja një homazh për Chadwick Boseman.
Rihanna performs "Lift Me Up" at the #Oscars. https://t.co/ndiKiHfmID pic.twitter.com/cyESzOZnmm
Pas performancës së Rihanna-s, ajo mori një ovacion të madh nga i gjithë teatri, përfshirë babain e fëmijës së tyre të parë A$AP Rocky. Njerëzit besojnë se të dyja performancat ishin vërtet të mira, por ovacioni i madh që mori Rihanna i jep përgjigje pyetjes se kush performoi më mirë. Ndërkohë që Oscar iu dha MM Keeravani dhe Chandrabose për këngën Natuu Natuu në filmin Indian RRR.


Fituesit e Oscars 2023: Lista e plotë

Horoskopi ditor, e hënë 13 mars 2023

Khloe Kardashian në lidhje të re dashurie!






Horoskopi ditor, e diel 12 mars 2023


Java e 8 marsit… ku Nina (s) mungoi







