
Nuk i ka përjetuar mirë komentet negative të ndjekësve për peshën e saj Selena Gomez, e cila rrëfeu së fundi se kishte “gënjyer veten” për të mos u prekur nga komentet negative të body-shamers. Madje ajo pranoi se mbyllej në dhomën e saj dhe qante.
“Gënjeja vetn. Shihja fotot e mia dhe thosha, “Nuk ka rëndësi. Nuk ëahtë evërtetë kjo që po thuhet”, tha aktorja 30-vjeçare në dokumentarin e Apple TV+ Dear, i cili u transmetua të enjten. Gomez është përballur me shumë komente negative për sa i përket fizikut të saj. Edhe pse ajo nuk e ka dhënë veten dhe është përpjekur të shfaqet e fortë ndaj talljeve në rrjet, përfundonte duke qarë pa pushim në dhomën e saj.
“Po thoja gjatë gjithë kohës se nuk më shqetësonte, sepse nuk doja që të ndjeheshin keq edhe njerëzit e tjerë që po vuanin nga e njëjta gjë.” Këngëtarja, 30-vjeçare, vazhdoi, duke shtuar “Të diskriminohesh për atë që dukesh, si je apo kë do, mendoj se është e padrejtë. Nuk mendoj se askush e meriton gjithë këtë”.
Gomez, e cila u diagnostikua me lupus në vitin 2014, tha se njerëzit në internet gjenin gjithmonë diçka negative për të thënë për të, pavarësisht nga efektet anësore të dhimbshme të sëmundjes së saj kronike. “Po më vinte turp sepse kisha shtuar peshë për shkak të lupusit tim”, u shpreh artistja.

Zyrtare: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar!








14 yjet e veshur më mirë në Oscars 2023!





Fituesit e Oscars 2023: Lista e plotë

Horoskopi ditor, e hënë 13 mars 2023

Khloe Kardashian në lidhje të re dashurie!



