
Në lojën siameze për banorët e Big Brother, dyshja më e spikatur ishte Olta me Luizin. Këtë lojë, e paska ndjekur me kureshtje edhe nëna e këngëtarit. Pas reagimit të saj, pak javë më parë, me një letër drejtuar të birit, mamaja e Luizit ka qenë përsëri prezente me një mesazh, nëpërmjet mesazheve të Big Love. “Çapaculat e nënës, jeni shumë të mirë Zoti ju ruajt. Ka Zot lart që bëri bashkë Luizin dhe Oltën. Jeni shumë të mirë, më keni kënaqur”.
Ky mesazh nga mamaja e tij, që jeton në Neë York, ka sjellë jo pak emocion për këngëtarin, por edhe banorët e tjerë. Ndërkohë, nuk kaloi pa u vënë re fakti që ajo nuk përmendte në asnjë moment Kiarën. Në rrjet nuk kanë munguar edhe komentet “Kiara left the chat”, pasi kanë ndjekur videon me mesazhin e dërguar.
Gjatë ditës se djeshme, u vu në focus sjellja e ftohtë e Kiarës, pasi Luizi pati dhimbje të forta koke, një shqetësim që i përsëritet, për shkak të një problemi në rrugët e frymëmarrjes. Olta, “rivalja” e madhe e tij brenda formatit, i qëndroi më pranë sesa moderatorja që nuk shfaqi asnjë lloj shqetësimi.
Komenti më ‘dominant’ në rrjet ishte: “Duket qartë që Kiara nuk ka dashuri për Luizin.”







14 yjet e veshur më mirë në Oscars 2023!





Fituesit e Oscars 2023: Lista e plotë

Horoskopi ditor, e hënë 13 mars 2023

Khloe Kardashian në lidhje të re dashurie!





