KreuStil Jetese

Zyrtare: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar!

Zyrtare: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar!

 Qeveria shqiptare njoftoi se ka marrë vendim për ta shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa, i cili konsiderohet si lumi i fundit i egër i Europës.

Ky vendim ofron një mbrojtje shumë më të lartë se ajo aktuale si Park Natyror. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bëri të ditur se sipërfaqja e mbrojur shkon në mbi 12700 hektarë duke përfshirë jo vetëm sipërfaqen ujore, por dhe tre degët e lumit, Drinosin, Bënçën dhe Shushicën, si dhe sipërfaqe të tjera tokësore.

Sipas zonjës Kumbaro, pas këtij akti do të nisë një tjetër fazë, ajo e “hartimit të planit të menaxhimit dhe të gjithë masterplanit të zonës, për të parë se ku mund të zhvillohen ekonomi tradicionale, ekoturizëm, apo dhe se ku do të jetë pjesa e mbrojtjes strikte e ku nuk do mund të ndërhyhet fare”.

Për shumë vite me radhë shoqata të ndryshme mjedisore, jo vetëm vendase, kanë ngritur zërin për mbrojtjen e Vjosës. Përgjatë rrjedhës së lumit ishte parashikuar ndërtimi i disa dhjetra hidrocentraleve, të cilat nuk do mund të realizohen me përfshirjen e Vjosës në kategorinë e një Parku Kombëtar, thote VOA.

Vjosa, e cila buron në Greqi, ka një gjatësi prej 272 kilometrash, nga të cilat 192 në territorin shqiptar. Ajo shërben si habitat i mbi 1100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF