
Disa nga yjet e famshëm kishin vendosur fjongo blu në veshjen e tyre në Oscars 2023. Të pranishmit në Teatrin Dolby në Los Anxhelos që mbanin fjongo blu përfshinin, kandidaten për aktoren më të mirë Cate Blanchett, kandidatin për aktorin më të mirë Bill Nighy dhe regjisorin e fituesit të filmit më të mirë të animuar, Guillermo del Toro.
Pasi këta njerëz të profilit të lartë vendosën fjongon, kërshëria për kuptimin që ajo mbarte ishte padyshim e madhe. Çmimet Oscars nuk janë të panjohur për deklaratat politike apo sociale, dhe kjo nuk ishte ndryshe.
Fjongoja blu në Çmimet e Akademisë 2023 shkruante #WithRefugees dhe mbështet Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Qëllimi është të tregohet dhembshuri dhe solidaritet me ata që janë zhvendosur në mbarë botën, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe persekutimit. Fjongot blu janë bërë nga kompania amerikane Knotty Tie Co e cila mbështet refugjatët në Denever. Në një deklaratë, agjencia shkruante:
“Përdorimi i fjongos blu #MeRefugjatët në tapetin e kuq dërgon një mesazh të fuqishëm vizual se të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë siguri, kushdo, kudo dhe kurdo që janë.”




Shakira shpërthen në lot në Nju-Jork! Arsyeja?


Horoskopi ditor, e martë 14 Mars 2023


Zyrtare: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar!








14 yjet e veshur më mirë në Oscars 2023!



