KreuStil Jetese

Nëse flokët tuaj bëhen të yndyrshëm çdo dy ditë, me siguri po bëni këto gabime!

Nëse flokët tuaj bëhen të yndyrshëm çdo dy

Një pjesë e mirë e femrave ankohet se flokët u bëhen të yndyrshëm për dy ditë. Nëse ky është rasti me ju, kontrolloni nëse po bëni këto gabime:

1. Shumë shampon

Nëse mendoni se një sasi më e madhe shampoje do të thotë se do t’i lani flokët më mirë, nuk është kështu në praktikë. Sasi të mëdha shampoje, si dhe larja e shpeshtë e flokëve, mund të stimulojnë rritjen e sekretimit të zbokthit. Flokët duhet t’i lani dy herë në javë dhe në vend të dy herë, aplikoni shampon vetëm një herë, thote Telegrafi.

2. Ujë i nxehtë

Dushi me ujë të nxehtë nuk është një ide e mirë pasi mund të thajë lëkurën dhe të largoje vajrat e saj natyrale. Gjithashtu, larja e flokëve me ujë të nxehtë mund të shkaktojë tharje të tepërt të lëkurës së kokës, gjë që rezulton në një sekretim të shtuar të vajit për të kompensuar humbjen. Flokët duhet të lahen me ujë të vakët.

3. Furçat

Furçat e flokëve nuk lahen aq shpesh, megjithëse mbi to grumbullohen shumë papastërti dhe qeliza të vdekura të lëkurës.

Përveç kësaj, materiali është gjithashtu i rëndësishëm. Nëse flokët tuaj yndyrosen shpejt, nuk rekomandohen furçat metalike. Furçat plastike me majë të rrumbullakosura janë një zgjedhje më e mirë. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF