KreuStil Jetese

Në qiellin e shtatë: Aktorja e famshme në pritje të ëmbël për herë të parë!

Në qiellin e shtatë: Aktorja e famshme në pritje të

Në korrik lidhi kurorë, dhe tani, aktorja e njohur Lindsay Lohan i befasoi sërish ndjekësit me një lajm të bukur: Ajo rrëfeu se është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Bader Shammas. Ishte vetë Lindsay që e pohoi këtë në rrjetet sociale.

Ylli i “Mean Girls” e ndau gëzimin e saj përmes Instagramit, duke postuar një foto të një bluze të bardhë të një foshnje me fjalët “së shpejti”, dhe kaloi të njëjtin imazh në ‘Instagram Stories’, duke etiketuar Shammas.

“Jemi të bekuar dhe të emocionuar!  ka shkruar Lohan në mbishkrimin e saj.“Ajo po ndihet më mirë se kurrë dhe është kaq e emocionuar”, tha përfaqësuesi i Lohan për Page Six. Ishte kjo media që dha lajmin në korrik 2022 se Lohan dhe Shammas, u martuan fshehurazi. Dyshja ndezën spekulimet se ata u martuan me fotot e shpërndara në Instagramin e Lohan.

“Unë jam gruaja më me fat në botë. Ai më gjeti dhe e dinte që unë doja të gjeja lumturinë, të gjitha në të njëjtën kohë,” shkroi atëherë ajo.Të porsamartuarit më pas udhëtuan në Turqi për një pushim pas dasmës. Në nëntor të 2022, Lohan dhe Shammas bënë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq, gjatë premierës së filmit të Netflix, “Falling For Christmas”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF