
Duhet të ishte një event rutinë, por është kthyer në një tragjedi: Reperi 27-vjeçar, Costa Titch, ndërroi ketë papritur teksa po performonte në një koncert gjatë festivalit të Ultra South Africa.
I riu u shemb në tokë duke shokuar publikun. Familjarët konfirmuan më pas se Titch riu kishte pësuar atak kardiak. Gjithcka po shkonte normalisht deri në momentin kur papritur, këngëtari afrikano-jugor humbi ndjenjat në skenë para audiencës së shokuar dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Costa Titch : Le rappeur décède sur scène. #shortsvideo #shortsviral – YouTube
Në pamjet e regjistruara të momenteve tragjike, që shumë media zgjodhën të mos i publikojnë, këngëtari në skenën e ‘Nasrec Expo’ në Johannesburg duket teksa rrëzohet gjatë këngës së tij. Por 27-vjeçari, ngrihet sërish dhe përfundon këngën, teksa duke qëndruar para fansave që duartrokisnin, ai shembet papritur përdhe.
Familja e tij konfirmoi më vonë humbjen e jetës teksa falënderoi fansat për mbështetjen. “Vdekja tragjikisht na ka trokitur në derë, duke na marrë djalin tonë të dashur, vëllanë e nipit e shkëlqyer. Familja Tsobanoglou ju falënderon për dashurinë e mbështetjen që i keni dhënë djalit tonë”, shkruanin familjarët.
Emri i vërtetë i 27-vjeçarit ishte Constantinos Tsobanoglou dhe që kur hyri në industrinë e muzikës në vitin 2020, I riu kishte marrë disa çmime.






Shakira shpërthen në lot në Nju-Jork! Arsyeja?


Horoskopi ditor, e martë 14 Mars 2023


Zyrtare: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar!








14 yjet e veshur më mirë në Oscars 2023!

