Pavarësisht mbështetjes së madhe që gëzon jashtë BBV, e që ai, me siguri nuk e di me saktësi, Luiz Ejlli është i bindur se ai nuk do të jetë fituesi i ‘Big Brother VIP’.
Nuk është hera e parë që këngëtari e thotë një gjë të tillë, por ai shfaqet gjithmonë e më i bindur për rezultatin, dhe së fundi, por e përsërit shpesh. Ndonëse gëzon popullaritet të mëdha, Luizi vazhdimisht ndan shqetësimin duke nënkuptuar se fitorja nuk varet nga ai.
Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha: “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ia jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”
Luizi nuk e mbylli me kaq këtë diskutim, pasi duke folur me Kiarën në dhomën e gjumit, u shpreh sërish se nuk do të fitojë. “Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shlojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”– u shpreh ai, teksa Kiara iu përgjigj duke thënë: “Po të dish ta menaxhosh edhe e fiton. Duhet të menaxhosh këtë pjesën e tepricës, të tregosh atë anën njerëzore. Nuk e di se sa do ia arrish”.