Georgina Rodriguez pritet të kthehet në Spanjë pa Cristiano Ronaldon, për për një kohë të shkurtër. Modelja është e lumtur në Arabinë Saudite me partnerin e saj, por ajo ka disa biznese personale për të ndjekur në Evropë. Modelja është ftuar të marrë pjesë në programin ‘El Hormiguero’ në televizionin spanjoll, dhe kjo do të jetë hera e parë që ajo e bën këtë.
Vizita e saj është pjesërisht për shkak të promovimit të vazhdueshëm për sezonin e dytë të ‘Soy Georgina’, i cili do të publikohet në Netflix më 24 mars. Në daljen e saj në televizionin spanjoll, Georgina do të flasë për këtë dokumentar për jetën e saj, i cili tashmë ka sezonin e dytë. Dokumentari jep detaje për jetën e saj me Cristianon, përveç të gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve të saj në të cilat ajo është e përfshirë çdo ditë.
Intervista në programin spanjoll do të jetë më 22 mars. Mbetet për t’u parë nëse në atë intervistë Georgina ka diçka për të thënë edhe për Cristiano Ronaldon. Kujtojmë se futbollisti në janar vendosi të largohej nga Evropa për herë të parë për të luajtur në Arabinë Saudite.
Përveç kësaj, do të jetë një mundësi e mirë për të parë se si është marrëdhënia e tyre pasi disa media raportuan për disa tradhti nga ana e futbollistit. Mirëpo, Georgina e ka treguar mbështetjen e saj ndaj yllit portugez në çdo moment pa i dhënë rëndësi këtyre raportimeve.