KreuStil Jetese

JO MALONE LONDON, për herë të parë zyrtarisht në Shqipëri!

JO MALONE LONDON, për herë të parë zyrtarisht në

Së shpejti do të hidhet në treg brandi britanik fragrancave dhe Lifestyle

Historia jonë

Jo Malone London është një shtëpi aromash dhe stili jetese britanike sinonim i fragrancave të thjeshta, elegante, qirinjve, produkteve të dushit dhe trupit dhe aromave të ambjenteve, të krijuara për të festuar shpirtin e bujarisë dhe dhurimit..

Nga një shtëpi e qytetit gjeorgjian të klasifikuar në klasën e II në Marylebone të Londrës, Creative Studio krijon historinë pas çdo parfumi. Çdo aromë e re zhvillohet më pas në partneritet me një prej parfumerëve më të shquar, duke përdorur përbërës të cilësisë më të lartë.

Aromat sinonime të Britanisë: zambaku blu, dardha William, pema e lisit, livandoja, mbushin produktet tona dhe ndriçojnë imagjinatën tonë. Gjithçka që bëjmë është realizuar me një zgjuarsi të veçantë britanike, dhunti krijuese dhe ndjenjë sharmi dhe elegance. Që nga lançimi i Pioneres Lime Basil & Mandarin, Jo Malone London ka mbetur në krye të parfumerisë me përdorimin e saj të përbërësve të papritur.

Filozofia jonë e Scent Pairing ju lejon të çiftoni dhe personalizoni aromat për t’u shprehur dhe për të lënë një përshtypje që zgjat përgjithmon. Çdo aromë është krijuar për t’u veshur vetëm ose e shtresuar me një tjetër, për të krijuar aromën tuaj të personalizuar.

Pavarësisht nëse është një shenjë dashurie apo një nga gjestet më madhështore, çdo dhuratë paraqitet në kutinë tonë ikonike ngjyrë krem ose e zezë, me shërbime të shumta të personalizimit të paketimit dhe produkte të disponueshme.

Rreth Jo Malone London: që nga viti 1994 Jo Malone London ka krijuar një gamë aromash jashtëzakonisht të thjeshta, elegante dhe ka kuruar një botë ku kënaqet çdo ndjenjë. Blerë nga The Estée Lauder Companies Inc.

në vitin 1999, sot marka është e njohur ndërkombëtarisht për aromat e saj të papritura dhe karakterin e dukshëm britanik.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF