KreuStil Jetese

Partneri, mesazh Oltës në BBV: Ka dy fjalë për Luizin!

Partneri, mesazh Oltës në BBV: Ka dy fjalë për Luizin!

Mbrëmjen e sotme, Olta Gixhari u surprizua nga një mesazh mjaft i ndjerë i partnerit të saj, me të cilin janë edhe prindër të një djali, Amarit.

Në rubrikën “Big Love” ai ka dërguar një mesazh prekës për aktoren, përmes të cilit nuk ngurron të tregojë ndjenjat për të, ndërsa nuk linte pa përmendur edhe Luizin.  

 “Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”, ka shkruar ai. Më herët u duk se pati një zbutjeje të marrëdhënieve mes Oltës dhe Luizit, por përkujdesjen e aktores gjatë lojës siameze, këngëtari e quajti të shtirur e thjesht për lojë, edhe pse ajo insistoi për të kundërtën.

Sjellja e Kiarës nga ana tjetër bëri mjaft përshtypje, e distanca e saj nuk është pritur mirë as nga Luizi vetë i cili i kujtoi se në një lidhje ka dashuri, vëmendje dhe përkushtim dhe se ajo nuk i dha asnjërën prej tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF