
Mesazhi ngacmues i një ndjekësi nga Kosova në adresë të Jorit në BBVA, u komentua menjëherë si i ardhur nga ana e këngëtarit të njohur Butrint Imeri i cili është kthyer dhe ai në një emër mjaft të përfolur gjatë këtij programi për shkak të një lidhjeje të mëparshme me moderatoren Kiara Tito.
Mesazhi përmbante vetëm inicialet e para të emrit të këngëtarit si dhe mbiemrin e tij. “Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej aty.
Por vetë Butrinti ka reaguar indirekt në Instagram duke lënë të kuptohet se nuk ështe ai autori i asaj ftese. “Dikush do që të perbalte emrin tim. Dikush do të bëjë zhurmë. Kjo është jeta”- shkruhet në statusin e tij, ndërsa më tej postoi një video të Hasbullës, personazh viral në mediat sociale, duke qeshur.
Jori në dhjetor para se BBV qe shprehur hapur se do të donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë. Pasi hyri në program ajo e përmendi këngëtarin para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës, veprim ky nga i cili ai u shpreh i prekur.