
Më në fund vetë moderatorja Luana Vjollca ka konfirmuar lajmin që prej muajsh ka qarkulluar në media: ‘Love Island’ do të vijë së shpejti për herë të parë në ekranet shqiptare. Formati me famë botërore vjen nën logon e televizionit Klan.
Me anë të postimeve në Instagram Luana ka treguar si fillim se ndodhet në Holandë për punë dhe më pas zbuloi se po punon për programin “Love Island”. Për të gjithë ata që nuk e dinë, ky format bën bashkë një grup beqarësh në një vilë, ku zhvillojnë takime romantike me qëllim për të gjetur një partner. Ata që nuk arrijnë të krijojnë një çift rrezikojnë të s’kualifikohen.
Në mbyllje të “Zemër Luana” disa javë më parë moderatoja la të kuptuar që së shpejti do të vinte në ekran më një tjetër program shumë të suksesshëm. “Love Island” thuhet se do të nisë transmetimin në prill të këtij viti dhe se gjithçka do të zhvillohet në një vilë në Palasë
.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth “Love Island”, por me siguri Luana do të ndajë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram në ditët në vijim. Shqipëria është vendi i 25-të që merr patentën e këtij programi që ka korrur sukses në gjithë botën.