
Luizit i paska mbërritur ftesë për të marrë pjesë që në edicion e parë të Big Brother VIP Albania, por e ka refuzuar. Arsyen e tregoi gjatë një bisede në tryezën e bukës me Gertin, Kiarën dhe Dean. Këngëtari rrëfeu se atëherë, i kishte ndodhur vdekja e të atit, e kjo e shtyu të mos merrte pjesë në format.
Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”
Luizi: Po, më thanë, por më vdiq baba dhe e lashë
Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?
Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfat si bëhet BB.
Big Brother VIP 1, u fitua nga Ilir Shaqiri i cili në finale doli me Donald Veshaj.