
Gisele Bündchen duket se ka bërë përpara më shpejt sesa partneri i saj Tom Brady pas ndarjes në muajin tetor.
Teksa ish lojtari i NFL-së u shfaq përpara disa kohësh tejet i dobësuar, si pasojë e mënyrës sesi ai ka përjetuar ndarjen me modelen me të cilën ka tre fëmijë, Gisele nga ana tjetër tashmë forcon lidhjen me partnerin e ri, Joaquim Valente.
Gisele dhe Valente, që punonin si trajner personal, u nisën për në Kosta Rika edhe një herë, duke përsëritur udhëtimin e parë që bënë së bashku në nëntor. Dyshja u takua gjatë kurseve të djalit të modeles, Benjamin për arte marciale. Një burim i brendshëm i tha People në janar se ata e “adhurojnë” njëri-tjetrin, por nuk i kanë vënë një emërtim asaj që kanë. Nuk janë as takime në “kuptimin tradicional”, tha ai.
Ajo që është e qartë me këtë arratisje të fundit në Amerikën Qendrore është se dyshja, vetëm sa po afrohen me kalimin e kohës, thone mediat e huaja. Kjo vlen edhe për fëmijët e Brady, të cilët kanë filluar ta shohin Joaquim Valente si një tjetër figurë atërore në jetën e tyre. Burimi i tha gjithashtu revistës se Valente është një “mësues për të dhe fëmijët.”