KreuStil Jetese

“Nuk kam rënë në dashuri”: Keisi befason me deklaratat në BBV!

“Nuk kam rënë në dashuri”: Keisi befason me

Keisi dhe Kristi u përfolën si “poli” tjetër i dashurisë brenda Big Brother VIP ALBANIA pas Luizit dhe Kiarës. Por ndonëse tërheqja ekziston, modelja befasoi me pohimin e saj të fundit qme te cilin tregoi se në fakt, nuk ushqen ndjenja dhe aq të thella përtej pëlqimit.

Keisi madje tha se banorët kanë ndikuar që njohja e saj me Kristin të ecë shumë më shpejt sesa duhet.

“Shumë gjëra kanë qenë të imponuara, unë e mora mesazhin tim dhe dola nga ajo vorbulla. Ishim vetëm këtu dhe u verbova. Thashë 1 sekond çfarë po ndodh dhe m`u hapën sytë. Nuk kam rënë as në dashuri, se të nuk do kisha turp ta pranoja. Nuk ka më bukur se sa të biesh në dashuri, por kanë ndodhur gjërat shpejt dhe se kuptoj çfarë po bëhet. Nuk e di se çfarë ndjej, tani do dal e keqe. Unë jam e ftohtë, nuk të vij nga mbrapa të përqafoj”, tha ajo.

 Më tej, la të kuptohet se nëse gjërat mes tyre nxitojnë, atëherë e gjithë lidhja mund të shembet. Duket sikur në qëndrimin e saj mund të ketë ndikuar edhe të atit në program, Sabianit, i cili nuk u shpreh entuziast për këtë lidhje, e madje reagoi ashpër ndaj lajmeve se Kristi kishte pasur një të dashur tjetër jashtë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF