KreuStil Jetese

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë ligjërisht emrin e djalit!

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë ligjërisht emrin e djalit!

Kylie Jenner dhe ish-i dashuri reperi Travis Scott më në fund po përpiqen të ndryshojnë ligjërisht emrin e djalit të tyre. Jenner kishte treguar më parë se ajo dhe Scott kishin vendosur ta quanin djalin e tyre Aire, pasi hoqën emrin e tij të mëparshëm.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, çifti po kërkon që emri i djalit një vjeçar të ndryshohet ligjërisht nga Ëolfe Jacques Webster në Aire Webster. Dokumentet pretendojnë se Jenner dhe Travis kanë nënshkruar dhe miratuar ndryshimin e emrit.

Në dokumentet e dorëzuara thuhet se çifti “është penduar për zgjedhjen fillestare të emrit të Wolf Jacques Webster” dhe se ata besojnë se Aire është “më i përshtatshëm” për fëmijën e tyre. “Tani që kërkuesit kanë pasur mundësinë të kalojnë kohë me fëmijën e tyre, ata besojnë se emri Aire Webster është më i përshtatshëm”, shpjegoi dokumenti.

Aire ka lindur më 2 shkurt 2022 dhe është fëmija i dytë i Kylie Jenner dhe Travis Scott. Çifti ka edhe një vajzë pesëvjeçare të quajtur Stormi Webster. Romanca e Jenner dhe Scott filloi në vitin 2017 pasi të dy u takuan në Festivalin e Muzikës Coachella Vally. Më pak se një vit më vonë çifti mirëpriti vajzën e tyre Stormi më 1 shkurt 2018.

Çifti u nda në vitin 2019, por vazhdojnë të jenë bashkë prindër për fëmijët e tyre së bashku. Në vitin 2020, Jenner iu referua Travis-it si “Shoku më i mirë” i saj në një intervistë në Harper’s Bazaar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF