
Marrëdhënia Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ditët e fundit është përfolur për një ndarje a krisje mes tyre.
Këto aludime nisën nga Instagrami, pasi Dafina fillimisht publikoi një status ku shkruante “Bosh”. E më pas ndjekësit vunë re se ajo dhe Geek nuk ndiqeshin më dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin.
Mirëpo, pas disa orësh çifti nisi sërish të ndiqet në Instagram. Megjithatë ata nuk i kanë rikthyer më fotot së bashku.
Ajo që është më e rëndësishme, në një prej koncerteve të fundit, ata janë shfaqur bashkë, duke qenë se Geek është pjesë e ekipit artistik të Dafinës, ndërsa Dafina edhe e ka postuar momentin ku duken bashkë në Instagram-in e saj.
Pra çifti duket se nuk është larguar nga njëri-tjetri, ashtu siç është përfolur.


Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 19 mars 2023










Stil Jetese
Horoskopi ditor, e shtunë 18 mars 2023


Stil Jetese
SHBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin!





