
Ndonëse në rrjetet sociale ka reaguar, së fundmi Kejvina Kthella ka dalë publikisht në një intervistë televizive.
E ftuar në “Fun Club” ajo ka komentuar largimin famëkeq nga “BBV”, si dhe të gjithë eksperiencën e saj në këtë reality-show.
-Shuplaka ndaj Luizit dhe kërkim-falja.
“Unë dhe Luizi kemi shkuar shumë mirë dhe e thoja se e kam si vëlla. Donte të më mbronte, kuptoheshim. Ai moment nuk prishi raportin tonë. Kur të dalë jam e sigurt se do jemi njësoj. Dronin e dërgova për t’i thënë se jam me atë dhe për t’i kërkur falje.”
-Për Kiarën thotë se është njeriu më fallco.
“Nuk kam probleme me Kiarën. Kiara ka probleme me veten pastaj me të tjerët. Unë e kam mbështetur. Por ajo kishte thënë se nuk më rrinte dot afër se i prish imazhin. Nuk më ka pëlqyer kjo që ka bërë. Nuk më duket e vërtetë në raportin me Luizin. Më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj se në fillim nuk e duronte e nënçmonte. Kur u kthye nga spitali ndryshoi. Nuk e kuptoj pse. Është njeriu më fallco.”
-A e ka fryrë Olta në sjelljen e saj?
“Olta më ka fryrë goxha. Nuk më ka pëlqyer që ka qeshur pasi dola unë. Nuk kam ndonjë mendim negativ, por bashkëpunuese në krim.”
-Komentet në rrjet.
“Kam pasur shumë urrejtje. Nuk po rrija dot në ambiente të hapura. Familja ime është mërzitur nga komentet. Babai vuan nga diabeti dhe ka patur edhe disa komplikacione.”
-Probleme me ligjin?
“Nuk kam asnjë problem me SPAK.”

Armaldo flet pas eleminimit nga “BBV”!




Horoskopi ditor, e diel 19 mars 2023










Horoskopi ditor, e shtunë 18 mars 2023


SHBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin!


