
Për shijuesit dhe ekploruesit e verës, kjo padyshim është një botë e pafund. Kantina të njohura në botë, tashmë kanë krijuar identitetin e tyre dhe janë kthyer në brande. Natyrshëm, në një botë të globalizuar, shumë prej tyre I gjejmë edhe në Shqipëri. Sot, do të prezantojmë 4 etiketa spanjolle të kantinës Finca Fella, të njohura, të sukseshme dhe me cilesi të veçanta, që i bëjnë ato të jenë të preferuara në tavolinat e restoranteve, por edhe të shtëpive tona, falë kompanisë LMComercial, e cila ka eksluzivitetin e këtyre etiketave në vendin tonë.
Ajo çfarë vlen të citohet është fakti se vreshtat e këtyre etiketave spanjolle janë mijëvjeçare dhe ndodhen në 800-900 metra mbi nivelin e detit dhe përfitojnë nga flladi i freskët që vjen nga malet. Prania e gurit gëlqeror dhe gipsit në tokë e bën mjedisin perfekt për cilësinë e lartë të rrushit.
Për klientin individual, që kërkon të provojë dhe shijojë këto verëra, por pse jo për t’i ndarë edhe me miq në raste dhuratash dhe festash; mund t’u drejtohen enotekave të njohura në vend si: në Tiranë – Enoteca Heritage (IG- heritage.tirana), në Durrës Enoteca Heritage (IG enoteca.heritage), në Korçë- Idea Vino&Gastronomia (IG – idea.vino.gastronomia) dhe Vlorë, Idea Vino&Gastronomia (IG – idea.vino.gastronomia.vlore).
Në Tiranë i gjeni në një mori të madhe restorantesh si: Mira Mar, Menam, Ujvara, Taiwan, Vila Bianco, Castello de Bello, Oh Lola, Sanall, Still Fish, Negus, La Puglia, Villa Feliz, etj.
Më poshtë gjeni një prezanatim më të detajuar për 4 emrat, që kemi zgjedhur t’u njohim sot.
Kjo verë vjen nga zona e Almansa-s (Spanjë), varieteti I rrushit është Verdejo dhe ka një përqindje alkooli 12.5 %, serviret në temperaturë 10-12°C. Vera Altado Verdejo Do Almansa Karakterizohet nga një ngjyrë e verdhë, e zbehtë me shkëlqime jeshile, e pastër dhe e shndritshme. Në hundë është e fuqishme dhe e freskët, me aromë banane dhe aroma të freskëta dhe të plota. Në shije është e rrumbullakët dhe e gjatë, me shije të aromës së frutave të bardha në verë, tipike për varietetin e rrushit Verdejo. Rekomandohet të shoqërohet me oriz, ushqim deti dhe djathë të lehtë.
Kjo verë vjen nga zona e Almansa-s (Spanjë), varieteti I rrushit është Monastrell dhe ka një përqindje alkooli 15.5 %, serviret në temperaturë 16-18°C. Vera Altado Monastrell Do Almansa
Me një ngjyrë të kuqe të fortë që anon nga vishnja. Në hundë, buqeta e aromave tipike të varietetit “Monastrell” është ruajtur me shumë kujdes. Me aromën delikate të frutave, e përzier me nuancat e drurit nga fuçitë e lisit francez, e balancuar mirë dhe e freskët në shije. E gjallë, me aciditet të lartë dhe tanine të rrumbullakëta.
Shërbehet në mënyrë perfekte me mishin e kuq, makaronat me kërpudha, djathrat dhe proshutat e stazhionuara.
Kjo verë vjen nga zona e Albacete (Spanjë), varieteti I rrushit është Tempranillo dhe ka një përqindje alkooli 13 %, serviret në temperaturë 14-16°C. Vera Cala Rey Tempranillo Rosado.
Ngjyrë e ndritshme dhe e pastër e salmonit, aroma intensive. Një aromë delikate, shumë e frutshme me nota të qershisë dhe mjedrës. Trup mesatar, intensiv, i ekuilibruar mirë, i butë dhe i rrumbullakët, shumë i gjatë në gojë.
Shërbehet në mënyrë të përsosur me peshkun, pjatat e para të lehta dhe mishin e bardhë.
Kjo verë vjen nga zona e Albacete (Spanjë), varieteti I rrushit është Garnacha Tintorera dhe ka një përqindje alkooli 15.5 %, serviret në temperaturë 18-20°C. Vera El Maso Almansa.
Verë e kuqe e thellë. Me intensitet dhe këmbëngulëse, me elemente qershie, rrush pa fara, barishte, kanellë, karafil, kakao, jamball dhe lë të kuptohet shija minerale. Strukturë e shkëlqyeshme, ekuilibër i mirë midis alkoolit dhe freskisë, shumë këmbëngulëse me një fund të gjatë.
Shërbehet më së miri me pjata të para të pasura, mish të kuq, djathra të stinës.



Zbulohet arsyeja Shakira po qante në Nju-Jork!

Horoskopi ditor, e martë 21 mars 2023








Ky është vendi më i lumtur në botë!



Ylli i “Home Alone” bëhet baba për herë të dytë!



Horoskopi ditor, e hënë 20 mars 2023

