KreuStil Jetese

Avril Lavigne merr dhuratën luksoze nga Tyga: Gjerdan diamanti me vlerë 80 mijë dollarë!

Avril Lavigne merr dhuratën luksoze nga Tyga: Gjerdan diamanti me

Duket se gjërat po shkojnë më së miri mes Avril Lavigne dhe reperit Tyga, pasi ky i fundit i ka dhuruar asaj një gjerdan jashtëzakonisht të shtrenjtë. Gjerdani me diamant dhe safir që ish i dashuri i Kylie Jenner i bleu të dashurës së tij kap vlerën e 80 mijë dollarëve dhe ka rrëmbyer imagjinatën e fansave të tyre.

Kjo blerje ka ndihmuar gjithashtu për të konfirmuar se lidhja ekziston, pasi vetëm së fundmi Lavigne ndërpreu fejesën e saj me këngëtarin dhe producentin Mod Sun. Princesha e zhanrit ‘skate punk’ mori si dhuratë këtë bizhuteri të bukur të punuar me diamante bardh e zi, të zbukuruar me safirë rozë dhe të personalizuar me emrin e saj.

Xhevahiri u krijua posaçërisht për të nga Eric Mavani, një stilist i famshëm dhe i njohur bizhuterish me porosi nga Nju-Jorku.

“Tyga i dhuroi Avril zinxhirin e personalizuar të diamantit të enjten, dhe vlen 80 mijë dollarë”, tha stilisti për TMZ. Bizhuteritë janë 50 karat dhe kanë disa hijeshi, më e madhja me emrin “Avril”, dy kafka me një fjongo rozë secila dhe dy aplikacione me shkronjën “A” mbi një zemër rozë.

Artistja franko-kanadeze nuk hezitoi të tregojë blerjen e saj të re, pasi u fotografua teksa po dilte nga një restorant në Los Angeles dhe e shpërndau me krenari në Instagramin e saj. Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre disa javë më parë gjatë qëndrimit të tyre në Paris në prag të javës së modës, duke shëtitur rrugëve dhe duke u puthur në publik.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF