KreuStil Jetese

Britania e Madhe, vendim drastik për Harry-n: Të lajmërojë një muaj përpara hyrjes!

Britania e Madhe, vendim drastik për Harry-n: Të lajmërojë

Krisja e marrëdhënies së princit Harry me familjen mbretërore tashmë është mëse e qartë. Deklaratat e njëpasnjëshme bombastike dhe publikimi i autobiografisë, duket vulosën “shkurorëzimin e princit”, të cilit i është kërkuar që të njoftojë Zyrën e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar një muaj para në rast se planifikon që të udhëtojë drejt vendit.

Mësohet se kjo kërkesë është bërë në mënyrë që zyra të arrijë t’i sigurojë mbrojtje ish-princit, si dhe të mbulojë çdo detaj sigurie. The Telegraph shkruan se pas kërkesës së sigurisë, i takon Ministrisë së Brendshme të vendosë nivelin e nevojshëm të sigurisë që kur Duka “u largua” nga jeta mbretërore në vitin 2020.

Duka i Sussex-it u përgjigj duke u kërkuar atyre të jepnin një shembull të një rasti të ngjashëm, në mënyrë që ai të dijë si të veprojë.  “Unë do të doja që ata të japin një shembull se kur dikush tjetër është larguar nga ‘detyra publike’ me të njëjtin vlerësim kërcënimi si unë dhe nuk ka marrë asnjë siguri,” tha Harry. “Unë kam lindur në këtë vend dhe kërcënimi nuk do të ulet kurrë për shkak të statusit tim në lidhje me familjen.”

Në shkurt 2022, Duka paditi Associated Neëspapers Limited pasi gazeta publikoi një histori që pretendonte se familja mbretërore u përpoq të mbante të fshehtë luftën e tij me qeverinë britanike. Ekipi ligjor i Princit Harry argumentoi se Princi ishte “shumë i shqetësuar për sigurinë e tij gjatë udhëtimeve të ardhshme në Britani” dhe se ai mendonte se “duke pasur parasysh peshën e asaj që është në rrezik për të dhe familjen e tij” opsioni i tij i vetëm ishte të ndermerrte një aksion të ligjshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF