KreuStil Jetese

Doli lakuriq në rrugë, aktorja e famshme përfundon në spital psikiatrik!

Doli lakuriq në rrugë, aktorja e famshme përfundon në spital

Aktorja e famshme amerikane, Amanda Bynes ka qëndruar për rreth 72 orë në një spital psikiatrik, pasi doli e zhveshur në rrugë. Ajo iu afrua një shoferi qe po kalonte aty e i tha se ishte duke kaluar një moment krize psikotike. Vetë aktorja telefonoi më pas policinë për ndihmë.

 Pas kësaj, 36 vjecarja u shoqërua në një komisariat aty pranë, ku një ekip i shëndetit mendor doli në përfundimin se ajo duhej dërguar në një qendër psikiatrike, pasi gjendja e saj nuk ishte aspak e qëndrueshme dhe mund të kthehej në një rrezik për veten ose të tjerët.

Ekipi i saj ligjor foli me revistën “People” dhe tha se Amanda “po shkonte shumë mirë” për momentin. Vitin e kaluar, ajo jetonte me Paul Michael, ish të fejuarin e saj. Bynes i dha fund fejesës pasi Michael shihte pornografi dhe iu rikthye përdorimit të kokainës.

Në 2014-tën, Amanda doli me një postim në Twitter ku thoshte se ishte diagnostikuar me crregullim bipolar dhe depresion maniacal, por pas kësaj, e tërhoqi deklaratën e bërë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF