Duket se dinamikat e “Big Brother VIP” sa vijnë dhe shtohen. Në nominim për të shtunën janë Olta dhe Kiara, pasi u votuan nga publiku me 86 % të votave që të dilnin ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, teksa garonin me Qetësorin dhe Kristin.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Luizi, i dashuri i Kiarës, i cili u shpreh se nëse moderatoja largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri do të largohet dhe ai, ndaj tha se do të bëjë valixhet gati. “Nëse del Kiara unë do të bëj gati valixhet dhe do të dal bashkë me të. Ky nominim është Olta përballë meje dhe Kiarës. Nëse mbështetësit e mi nuk votojnë për ne, atëherë unë do të dal bashkë me Kiarën”, tha Luizi.
Kjo deklaratë dashurie ndaj Kiarës, e cila u shoqërua edhe me betime nga ana e këngëtarit, duket se do ta penalizojë Luizin për çmimin e madh. Të gjitha parashikimet ishin se në finale do të shkonte Luizi dhe Olta, ku më pas sipas fansave këngëtari do të shpallej fitues, por mesa duket gjërat mund të ndryshojnë.
Ky nxitim që Luizi pati gjatë spektaklit të së martës duket se nuk është pritur mirë nga fansat, pasi publiku është përballë zgjedhjes Olta-Kiara, por kjo e fundit nëse del nga shtëpia merr me vete edhe Luizin.
Na mbetet të presim mbrëmjen e së shtunës për të parë se çfarë do të ndodhë, si fillim se cilën nga dy banorët do të votojnë fansat dhe më pas nëse zgjedhja e tyre është Kiara, a do të dalë Luizi?