KreuStil Jetese

Deputeti shqiptar në Suedi shpëton një foshnje që po mbytej!

Deputeti shqiptar në Suedi shpëton një foshnje që po mbytej!

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani është kthyer krejt rastësisht në heroin e ditës në Malin e Zi. Një grua tek të 60-tat u mbyt në Moraça në Podgoricë, por nipi i saj u nxorr gjallë nga ligjvënësi dhe u transferua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve.

Momenti dramatik u kap nga kamerat televizive të Malit të Zi.Foshnja që u shpëtua është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore edhe pse do të ketë nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

“Fëmija është në rrezik të komplikimeve të aspirimit dhe infeksionit. Ai po monitorohet në reanimacion dhe çdo prognozë është e rëndë, po të kemi parasysh që fëmija është dy muajsh”, tha për RTCG, mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve.

Dibrani ka qenë aty pranë e e ka ndihmuar menjëherë fëmijën. Deputeti gjendej atje si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Falë guximit, qetësisë dhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani i bëri masazh foshnjës dhe e shpëtoi, duke e rikthyer në jetë. “Po kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorrën foshnjën nga uji, ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk jepte asnjë shenjë jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, dija çfarë të bëja në situata të tilla”, është shprehur ai.

Adnan Dibrani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitin 1992. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF