KreuStil Jetese

VIDEO/ “Pesë muaj pa alkool”, Bella Hadid feston (esëll) në Las Vegas!

VIDEO/ “Pesë muaj pa alkool”, Bella Hadid feston (esëll)

Supermodelja Bella Hadid, 26 vjeçe, vendosi të festonte pesëmujorin e saj pa alkool (esëll) në një festë në Las Vegas. Ajo la pijen vitin e kaluar në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e jetës së saj dhe për të trajtuar ankthin.

Modelja ndau triumfin dhe udhëtimin e saj me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale. “5 muaj pa alkool”, tha Hadid në Tik-Tok. Hadid ndau gjithashtu foto të veshjes së saj për hapjen e restorantit Stanton Social Prime në Caesars Palace Hotel and Casino. Fotot në Instagram me fustanin e saj të kuq morën mbi një milion pëlqime.

“Unë nuk e ndjej nevojën të pi alkool sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm, duke menduar për atë një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, tha Hadid në një intervistë për “InStyle”.

“Më pëlqente alkooli dhe arriti deri në atë pikë sa që edhe unë fillova t’i anuloja daljet jashtë pasi më dukej sikur nuk do të mund ta kontrolloja veten”.

5 months alcohol free

Kujtojmë që Hadid gjithashtu kohët e fundit ka lançuar një kompani të pijeve joalkoolike me kafeinë të mbushur me vitamina të quajtur ‘Kin’. Udhëtimi i saj në Sin City ishte gjithashtu pjesërisht falë një partneriteti të ri midis Kin dhe Caesars Palace.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF