
Mëngjesin e ditës së sotme nisi muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë, shumë prej të cilëve zgjedhin të agjërojnë në këtë periudhë.
Edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka banorë të cilët do të agjërojnë në këtë muaj të shenjtë. Bëhet fjalë për Nitën, Gertin dhe Fotininë. Të tre ata u ngritën herët për syfyr dhe qëndruan agjërueshëm deri pas orës gjashtë të pasdites kur edhe është orari për të prishur agjërimin e tyre.
Ramazani është emri i muajit të nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Muhamedi mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” (Sura II, v. 185), kujton shqip.com. Është muaji i shenjtë i agjërimit, kushtuar lutjes, meditimit dhe vetëdisiplinës.
Agjërimi është një detyrim për të gjithë myslimanët praktikantë, të rritur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk mund të hanë, të pinë, të tymosin dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit, për 30 ditë. Nga agjërimi janë përjashtuar të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe shtatzënat. Gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht.







Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023








Mbyllet Instagrami i Luiz Ejllit!

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 mars 2023



