
Bllokimi i Instagramit të Luiz Ejllit ka shqetësuar jo pak fansat. Lidhur me situatën e krijuar kunati i Luiz Ejllit, Sokol Tahiri, ka sqaruar të gjitha pikëpyetjet në lidhje me Instagramin e këngëtarit. Tahiri sqaron se produksioni ka tentuar të marrë Instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij, ndërkohë që thekson se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.
“Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e “Big Brother” pasi në një komunikim me produksionin e këtij ‘show’ na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel.
Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, shkruan ai.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat të cilët dëshironin të suportonin Luizin në faqen e tij të Instagramit, këtë e ka treguar qartë edhe numri i ndjekësve të kësaj llogarie që aktualisht është 644 ndjekës.




Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023








Mbyllet Instagrami i Luiz Ejllit!

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 mars 2023






