KreuStil Jetese

Moderatorja humb ndjenjat në transmetim, e ëma e sheh live momentin shokues!  

Moderatorja humb ndjenjat në transmetim, e ëma e sheh live momentin

Një prezantuese kolumbiane humbi ndjenjat gjatë transmetimit live të emisionit Lo Sé Todo, ndërsa momenti tronditës u kap nga kamerat në studio.  

Sipas DailyMail, moderatorja e quajtur Elianis Garrido u shemb përtokë pasi shfaqi shenja se nuk ndihej mirë. 35 vjecarja shihet në një moment sesi vendos duart në fytyrë, më pas tenton të largohet por nuk arrin dhe rrëzohet në dysheme. Kolegët e panelit hidhen ta ndihmojnë, ndërsa kërkuan të ndërpritej transmetimi e në ato momente të transmetoheshin reklama dhe thirrën menjëherë ambulancën.  

Pasi u dërgua në qendrën mjekësore, bashkë-moderatori i emisionit Ariel Osorio u tha shikuesve se Elianis kishte probleme me frymëmarrjen, por se tani ishte mirë. Ky mesazh iu drejtua veçanërisht nënës së prezantueses, e cila ndjek çdo ditë emisionin në të cilin shfaqet vajza e saj. 

“Gjithçka është në rregull, Eli është mirë. Ajo po kryen disa kontrolle mjekësore, por është mirë, mos u shqetëso, do të të telefonojë së shpejti, do të  tregojmë gjithcka se cfarë po ndodh me Elin”, tha ai duke iu drejtuar nënës së prezantueses.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF