KreuStil Jetese

Martohet Laura Pausini! Dalin fotot e para të dasmës!

Martohet Laura Pausini! Dalin fotot e para të dasmës!

Laura Pausini dhe partneri i saj Paolo Carta u martuan të mërkurën e 22 marsit. Njoftimi erdhi përmes rrjeteve sociale, me foton e parë të ceremonisë, të realizuar nga Gianluca Camporesi. “Thamë po”, shkruhej pranë postimit.

Fustani i bardhë, këngëtarja i kishte shtuar një xhaketë dhe vellonë klasike.. Aksesori më i bukur megjithatë ishte buzëqeshja e saj, rrezatuese si kurrë më parë. Unazat e martesës i mbante Paola, 10 vjeçe, vajza e çiftit, dëshirë që të dy e kishin shumë përpara se ajo të lindte.

A post shared by Laura Pausini Official (@laurapausini)

  “Paolo më kërkoi të martohesha me të: në vitin 2012, në një lokal ku një muaj më vonë do të zbulonim se po prisnim Paolën. Ja pse zgjodhëm ta shtynim: ‘Kur të rritet do të mbajë unaza”, i thamë njëri-tjetrit”, tregoi këngëtarja për Vanity Fair vitin e kaluar, me rastin e publikimit të “Pleasure to Knoë You”, filmi dokumentar që tregon karrierën dhe jetën e tij private.

A post shared by Laura Pausini Official (@laurapausini)

Dita e madhe më në fund ka ardhur, pasi prej disa kohësh flitej për martesë mes të dyve. Këngëtarja dhe partneri i saj kanë 18 vite së bashku. Martesa ishte vendosur dy vite më parë, por u shty për shkak të urgjencës Covid-19.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF