
Ka qenë një ditë e trishtë kjo për Diola Dostin. Ish banorja e “Big Brother Vip” ka humbur një njeri shumë të dashur të saj. Vetë nutricionaistja ndau përmes një postimi në Instagram njoftimin se gjyshja e saj është ndarë nga jeta.
“Lamtumirë fisnikja, gjyshja ime e shtrenjtë” është postimi që ka lënë Diola, shoqëruar me një foto ku shihet duke e mbajtur dorën e gjyshes së saj tashmë të ndjerë.
Diola ka treguar se gjyshja e saj e ka dhënë frymën e fundit në duart e saj.
“E shtrenjta ime! Dhe shpirt në duart e mia. Do më mungosh shumë e mira, nënë Sofia. Shpirti t’u bëftë dritë se ike në muajin e shenjtë të Ramazanit. O shpirt pranverë,”-shkruan më tej Diola.




Stil Jetese
Zbulohet vlera neto e pasurisë së Avril Lavigne!














Stil Jetese
Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023

