KreuStil Jetese

Pas ndarjes nga Kerem, Hande Erçel rigjen dashurinë me biznesmenin simpatik!

Pas ndarjes nga Kerem, Hande Erçel rigjen dashurinë me biznesmenin

Ndarja e Hande Erçel me kolegun Kerem Bursin bëri bujë të madhe dhe i dëshpëroi fansat e ciftit.

Aktorja megjithatë, ka ecur përpara dhe po ribën jetën e saj.

Së fundi, Hande është fotografuar në shoqërinë e biznesmenit simpatik Hakan Sabanci. Dyshja kaluan pushimet në Paris e më pas udhëtuan në Finlandë. Ata u fotografuan në aeroport ku dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit, edhe pse preferuan të mos i përgjigjen të gazetarëve.

Në mediat turk u diskutua gjatë gjesti i papritur i Keremit pas ndarjes, që nxiti të tjera thashetheme në ato momente.Aktori nisi të ndjekë të ndjekë në Instagram ish-të dashurën e tij, Yagmur Tanrisevsin, me të cilën pati një lidhje gjatë viteve 2013-2014, madje thuhej se ishin aq të dashuruar atëherë sa flisnin edhe për martesë.

Në fund megjithatë, vendosën t`i ndanin rrugët e tyre për shkak të angazhimeve të shumta profesionale, të cilat po i mbanin larg njëri-tjetrit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF