
Georgina Rodriguez është tejet e përkushtuar ndaj familjes së saj. Ajo do të bënte gjithck për mirëqënien e fëmijëve të saj me Cristiano Ronaldon, megjithatë ka edhe situata në të cilat vetëm mund t`i këshillojë që ata vetë të përballen me botën dhe njerëzit me të cilët jetojnë.
Në një intervistë për “El Hormiguero”, Georgina bëri një rrëfim shokues rreth fëmijëve të tyre, shkruan revista spanjolle Hola. Bukuroshja argjentinase tha se një herë njëri prej djemve të saj ishte kthyer në shtëpi duke qarë pasi e kishin rrahur.
“Në shkollë i godasin dhe nuk mbrohen, – shtoi Georgina për fëmijët e saj. – Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë se e kishin rrahur. Në raste të tilla, nuk di sesi të mbrohesh. E vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin, fëmijët e mi janë shumë të sjellshëm në shkollë. Pastaj nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të grindeshin me të tjerët”, u shpreh ajo.
“I dua fëmijët, jam shumë e organizuar. I dua fëmijët e mi, iu shërbej vetë gjatë gjithë ditës, – shtoi partnerja e Ronaldos.“Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë. Ata kanë personalitete shumë të ndryshme”, theksoi ajo.







Monika Lubonja: Kam qarë për dashurinë!

Ndryshon ora, nga nesër një orë më pak gjumë!









Zbulohet vlera neto e pasurisë së Avril Lavigne!


